VIDEO / E mposhti djali i një legjende, portieri Kastrati: Keqardhje se prisja prej një viti me padurim

Elhan Kastrati është kthyer pas një viti përsëri në fushën e lojës me skuadrën e Peskarës në Serinë B, me klubin i cili i ka dhënë atij mundësinë që të aktivizohej sot në vend të Fiorilos së dëmtuar. Por për gardianin shqiptar, debutimi i këtij sezoni nuk ka qenë edhe aq i mirë pasi skuadra e tij është mundur me rezultatin 2-1 me përmbysje nga Specia.

Një ndeshje ku Memushaj u bë protagonist për golin e avantazhit të skuadrës vendase, por më pas ishte një islandez ai që u bë protagonist dhe ktheu takimin në në favor të ekipit kundërshtar. Svein Aron Gudjonsen, djali i legjendës Einar Gudjonsen i cili në karrierë ka veshur fanellën e klubeve si Çelsi e Barcelona, hyri në fushë në pjesën e dytë dhe dha asist e pastaj shënoi golin që vulosi suksesin 2-1.

Një rezultat që prishi debutimin e Kastratit për këtë edicion. “Prisja prej shumë kohësh të luaja se e u bë thuajse një vit që nuk luaja një ndeshje zyrtare. Isha i lumtur dhe e prisja me padurim. Por më vjen keq se e fillova këtë sezon me një humbje. Meqë nuk kam bërë asnjë pritje do të thotë se skuadra ka bërë mirë deri sa pësuam golat dhe duhej të ishim më të përqendruar”, pranoi pas ndeshjes portieri shqiptar i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses U21. /vipsport.al/