VIDEO / E kërkonte Shqipëria, sulmuesi debuton zyrtarisht me Gjermaninë me një asist

Mërgim Berisha ka debutuar sot edhe zyrtarisht me përfaqësuesen U21 të Gjermanisë. Sulmuesi i talentuar, i cili kërkohej prej tre vitesh edhe nga Shqipëria e Kosova, ka pranuar ftesën e kombëtares gjermane U21, për të luajtur me të në kualifikueset e Europianit.

Kështu, ai sot ka zbritur për herë të parë në fushë në një takim zyrtar me këtë fanellë, duke u aktivizuar nga stoli në ndeshjen e fituar 2-0 nga Gjermania në Bosnjë-Hercegovinë, Berisha u aktivizua në minutën e 77 të takimit dhe vetëm 2 minuta më vonë dha pasimin për golin e rezultatit 2-o të realizuar nga Nmeça.

Duket se lojtari ka bërë zgjedhjen e tij, ashtu siç kanë bërë Leon Dajaku dhe Diant Ramaj, të cilët edhe sot ishin në fushën e lojës me Gjermaninë U19. Sulmuesi dhe portieri morën pjesë në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Skocisë, por me Gjermaninë që kishte prerë biletën gjithsesi për në turin e dytë të turneut. /vipsport.al/