VIDEO / Dramë në Shkodër, Partizani fiton në shtesë me golat e Çinarit dhe Asanit

Partizani ka fituar një ndeshje dramatike në Shkodër, pasi ka mundur në kohën shtesë Vllazninë vendase me dy gola të Çinarit dhe Asanit që i kanë dhënë tri pikët të kuqve duke i vënë në ndjekje të Teutës kryesuese.

Në një ndeshje shumë të luftuar, ku lojtarët nga dy skuadrat nuk tërhoqën asnjëherë këmbën, u shënuan dy gola të shpejtë me Kordeiron dhe Krymin e më pas skuadrat arritën të mbanin larg portave sulmuesit e rrezikshëm kundërshtarë, sidomos në pjesën e parë.

Në të dytën, të dy ekipet kishin pretendime për penallti, por rezultati nuk po ndryshonte ndërsa dukej se sfida po shkonte drejt barazimit. Por në minutën e 92-të Çinari gjeti golin e ish-it dhe në mbyllje të sfidës, Asani me një aksion individual çoi shifrat në 3-1 duke vulosur fitoren e të kuqve.

Vllaznia-Partizani  1-3
18′ Krymi / 15′ Kordeiro, 90’+2′ Çinari, 90’+4′ Asani 

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (56′ Godfrei), Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor (74′ Sinjo), Marku, Lika, Shtubina (69′ Kruja).
Trajner: Mirsad Jonuz

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja (70′ Idrizaj), Kote (51′ Asani), Kordeiro, Çinari, Solomon (79′ Bardhi).
Trajner: Franko Lerda

KV: Marku, Krymi, Ramadani / Broja, Asani

Gjyqtar: Andi Koçi

MINUTË PAS MINUTE

 90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Partizanit.

90’+4’ GOOOL Partizani, shënon Asani

90’+1’ GOOOL Partizani, shënon Çinari

85’ Bardhi nga e djathta nuk gjuan por kthen sferën te Mala i cili në hyrje të zonës pengohet dhe nuk arrin të gjuajë. Lerda proteston duke kërkuar penallti.

84’ Kordeiro provon me një diagonale nga distanca, por sfera kalon mbi traversë pa shqetësuar Sherrin.

80’ Solomon zëvendësohet nga Lerda dhe duke u larguar nga fusha kthehet nga tifozët, duke u goditur me shishe nga një prej tyre.

75’ Zëvendësimet e njëpasnjëshme kanë ulur ndjeshëm ritmin e lojës mes dy skuadrave.

70’ Partizani aktivizon Idrizajn në vend të Brojës.

69’ Shtubina i lë vendin në fushë Krujës.

67’ Harkimi në zonë nga këndi gjen Markun, por sfera e goditur prej tij kalon mbi traversë.

66’ Shtubina vë në provë reflekset e Hoxhës me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës, portieri e devijon në goditje këndi.

64’ Pretendime për penallti të Vllaznisë, pas një harkimi në zonë topi përplaset në dorën e Telushit.

57’ Çinari i shmanget mbulimit të mbrojtjes e del para Sherrit, por gardiani ndal atë fillimisht e më pas gjuajtjen e Asanit duke ruajtur portën e paprekur.

56’ Ndryshon edhe Vllaznia me Godfrei i cili hyn në fushë në vend në vend të Gligorov.

53’ Asani ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

53’ Hygor fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e pason për Shtubinën i cili futet në zonë, por ndërhyrja e Belicës i heq topin nga këmbët.

51’ Goditje dënimi për Vllazninë nga e majta, topi harkohet në zonë por mbrojtja largon.

51’ Në fushë Asani në vend të Kotes.

49’ Harkim nga e majta në zonë për Solomon i cili nuk arrin ta devijojë dhe Sherri e pret në pozicion.

46’ Asnjë zëvendësim në fillimin e pjesës së dytë nga të dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Telushi bën një ndërhyrje vendimtare duke i larguar topin nga këmbët e Gurishtës i cili po gjente hapësirë në krahun e djathtë.

39’ Kombinimi i dyshes Mala-Kordeiro çon topin te Çinari por ai vetëm prek sferën dhe nuk i jep forcë, me topin që përfundon në duart e Sherrit.

37’ Aksion nga e majta i Kordeiros që nuk arrin të kalojë Gligorov, ndërsa shkodranët nisin menjëherë një kundërsulm me dyshen Hygor-Lika. Ky i fundit detyron Belicën të dalë dhe të largojë topin në rivënie anësore.

31’ Goditje dënimi për Vllazninë rreth 30 metra larg zonës, Lika ekzekuton por asnjë nga shokët e skuadrës nuk gjen kuadratin. Më pas Vllaznia edhe një goditje nga këndi në favor por përsëri nuk rrezikon katërkëndorin e Hoxhës.

30’ Solomon merr topin në gjysmëfushën e Vllaznisë dhe gjuan pasi i afrohet zonës, por goditja e tij devijohet nga një mbrojtës e kalon shumë lart mbi traversë.

27’ Është qetësuar disi loja nga të dy skuadrat,  të cilat tashëm kontrollojnë nga afër sulmuesit kundërshtarë dhe nuk lejojnë t’u afrohen zonave duke provuar vetëm më pasime të gjata.

21’ Broja është i ndëshkuari i radhës për një faull në mesfushë.

18’ GOOOL Vllaznia, shënon Krymi. Aksion thuajse i ngjashëm me atë të golit të Partizanit, Lika gjuan, Hoxha nuk kontrollon dhe Krymi me një diagonale të fortë çon topin në rrjetë.

15′ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Goditje nga jashtë zonës e Çinarit, Sherri nuk ndal topin dhe Kordeiro i cili ndjek aksionin e dërgon sferën në rrjetë.

10’ Goditje dënimi në favor të Partizanit në të djathtën e zonës. Ekzekuton Trashi, por çon topin direkt në duart e Sherrit.

9’ I ndëshkuari i parë i ndeshjes është Marku i cili bën një faull ndaj Çinarit.

7’ Lika nga e djathta gjen hapësirën për të krosuar në zonë, Boldor largon rrezikun.

2’ Vllaznia menjëherë kërkuese me dy topa të gjatë drejt zonës.

1’ Fillon ndeshja pas një minutë heshtje të mbajtur në nderim të Miço Papadhopullit.