VIDEO/ “Bisha” Muriqi shpreh talentin edhe me këngë: Zemrën ma ke thy

Kosova po kalon një moment fantastik duke arritur të marrë një tjetër fitore të madhe në shtëpi përballë Malit të Zi. Dardanët nuk e vunë në diskutim për asnjë moment ndeshjen, duke mposhtur malazezët me rezultatin 2-0, megjithëse kishin raste të mjaftueshme për ta kthyer në goleadë.

Kjo fitore, është festuar nga futbollistët edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku Kololli, Muriqi e Berisha këndojnë me zë të lartë një nga këngët më të famshme të momentit në Shqipëri dhe jo vetëm. Kënga “Zemër”, ishte përzgjedhur nga dardanët për t’u kënduar, teksa përveç se në fushë duket se ka talent edhe jashtë.

Kujtojmë që te Kosova, u bë pak kohë më parë virale edhe një video tjetër kur këndonin këngën e Francës në Botëror, video kjo që u shpërnda edhe nga vetë futbollistët francezë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/