sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Aksident i frikshëm në prova, Markez lë spitalin dhe rikthehet për të fituar provat

Këtë fundjavë do të zhvillohen Çmimi i Madh i Tajlandës në Moto GP dhe në prag të provës zyrtare dhe garës, garuesit kanë zhvilluar provat e tyre të para. Një aksident i frikshëm ka ndodhur për spanjollin Mark Markez të cilin e ka tradhtuar goma në kthesën e shtatë dhe është rrëzuar.

Në fillim, kishte panik dhe frike teksa Markez është larguar në drejtim të spitalit për të marrën ndihmën e parë dhe për t’iu bërë një kontroll më i detajuar sepse kishte dyshime për këmbën e tij. Fatmirësisht çdo kontroll ka dalë mirë dhe nga aksidenti, nuk ka pasur pasoja të rënda për pilotin Markez.

Ai është rikthyer sërish në pistë për provat duke treguar edhe njëherë forcën e tij. Markez ka marrë një motor të ri, të cilit i janë përshtatur edhe gomat me pistën dhe ka arritur të fitojë garën në këto prova, duke dhënë një sinjal të qartë për provat zyrtare që janë nesër dhe për garën e së dielës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/