Vata: Futbolli shqiptar është i korruptuar, dënimi i Skënderbeut është i vërtetë

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare Rudi Vata, mendon se futbolli shqiptar vazhdon të jetë i korruptuar. Duke folur në “Procesi Sportiv”, ai ka argumentuar se Skënderbeu është dënuar pasi ka kryer fakte të tilla dhe se askush nuk e mohon që ndeshjet trukohen në kampionatin shqiptar.

“Unë kam jetuar 4 vite në Gjermani dhe kur “Der Speigel” merret me tema të tilla ka diçka shumë serioze. Nuk është sportive, merret me fenomenet politike dhe problemet sociale që janë në vend të ndryshme, ku identifikohen probleme të mëdha dhe kanë bërë artikull. Ky artikull është i vërtetë dhe nuk ka asnjë presje e shkronjë që është gabim pavarësisht asaj që mund të thotë gazetari. Nëse do të jetë burrë i mirë shqiptar për t’i shërbyer vendit tënd, duhen pranuar që këto fakte janë reale se janë vërtetuar në jetën e përditshme të shqiptarit. Unë mendoj se futbolli shqiptar është i korruptuar si në përgjithësi sistemet shqiptare, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk mendon që futbolli shqiptar është i korruptuar. Puna më e mirë që mund të bëjmë është të sulmojmë fenomenin se po rriten brezat artificialisht dhe shteti shqiptar ka nevojë për një rigjenerim të këtyre situatave, merrni përsipër të pasqyroni realitetin.

Futbolli nga jashtë duket sporti interesant, por duhet të kuptoni që ky zanat kur i kushtohesh e sakrifikon jetën, ke përgjegjësi ta mbrosh me dinjitet e ta luftosh si burrë. Nëse mendon se gjermanët na kanë inat e po kritikojnë… Të gjithë ato fenomene që ndodhin në Shqipëri nuk ndodhin në asnjë vend tjetër të botës, prandaj jemi ku jemi dhe janë të tilla që marrim dënimin që meritojnë. Nuk di nëse është i ekzagjeruar por është i vërtetë, pyetja duhet bërë që a janë trukuar? Nuk mendoj se ka një që thotë nuk është trukuar, nëse do realitet, gjërat janë si janë. Pastaj të flasim për masën. Për sa kohë që shteti nuk ka mbajtur qëndrim, Ministria e ka kaluar si diçka normale, Kryeministrit nuk i bën përshtypje që dënohet ekipi më i rëndësishëm i 10 viteve të fundit por dalin me deklarata për protestues, mundohen të mbulohen gjërat e kaluar në paqe. Fenomeni ekziston e do të ekzistojnë derisa në momentin që njerëzit mendojnë që e shtrembra do të bëhet e drejtë”, tha Vata. /vipsport.al/

more recommended stories