Urimi i veçantë i Bicajt për Hidin: Sa më shumë gola, suksese në 5 vitet e fundit të karrierës

Isli Hidi feston sot ditëlindjen e tij të 39 dhe vazhdon të jetë një nga portierët më të mirë në Shqipëri, pavarësisht moshës. Gardiani që mbron portën e Bylisit, po bën një paraqitje mjaft të mirë këtë sezon dhe e sheh veten në vendin e parë me ballshiotët.

Ndërkohë, mes urimeve të shumta që ka marrë, edhe Ditmar Bicaj i ka çuar një të tillë, ndoshta më të veçantin. Mbrojtësi i uron suksese dhe më shumë gola pasi me fanellën e Bylisit ka shënuar 2 deri më tani, teksa edhe suksese në 5 vitet e fundit të karrierës së tij.

“Gjigandi Isli Hidi, edhe 100 vite të tjera të urojmë plot shëndet dhe lumturi, sa më shume gola do Zoti, se ke treguar që e bën dhe bomberin, suksese të mëtejshme në 5 vitet e fundit të karrierës”, shkruhej në urimin e Bicajt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/