U ndëshkua me të kuq për fjalët ndaj arbitrit, zbulohet vendimi nëse Dembele mungon apo jo në ‘El Clasico’

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë ky sezon për Osman Dembele. Sulmuesi i Barcelonës ishte i dëmtuar në javët e para, ndërsa sapo u kthye i rëndësishëm për katalanasit, u ndëshkua me karton të kuq për fyerjen ndaj arbitrit në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Seviljes.

Futbollisti, iu drejtua gjyqtarit kryesor duke i thënë je shumë i keq, fjalë të cilat bënë që lojtari të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe të braktiste para kohe fushën. Një ndëshkim disiplinor, i cili i ka kushtuar Dembeles dy javë pezullim.

Kështu, Dembele do të humbasë ‘El Clasicon’ e radhës më datë 26 tetor në ‘Camp Nou’, gjithashtu edhe sfidën ndaj Eibarit. Problemet disiplinore kanë shoqëruar shpeshherë gjatë karrierës së deritanishme Dembelen, duke rrezikuar edhe të ardhmen e tij te Barcelona.

/Egi Çabeli-VipSport.al/