U dëmtua me Bylisin dhe përfundoi në spital, operohet me sukses mbrojtësi kurbinas

U dëmtua në ndeshjen me Bylisin, e madje u detyrua që të shkojë me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për mbrojtësin shtatlartë të skuadrës së Laçit, Egli Gjoni. Ditën e sotme ai është paraqitur në “Spitalin Amerikan” dhe është operuar me sukses nga ajo që kanë raportuar edhe mjekët pas ndërhyrjes.

Nga sa mësohet për më tej, Gjoni do të qëndrojë edhe sonte në ambientet e spitalit, nën kujdesin e mjekëve. Nga nesër do të largohet dhe do vijojë me fazën e riaftësimit.

Për skuadrën e Laçit është një mungesë e madhe dhe Gjoni nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova për rreth dy muaj. Shanset janë që në takimet e fundit të fazës së dytë ta ndihmojë skuadrën, pasi deri atëherë mund të jetë rikuperuar dhe të jetë në dispozicion të stafit bardhezi.

Takimi Laçi-Bylis përfundoi 0-0 dhe u zhvillua ditën e diel në qytetin  Laçit.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan