U arrestua për trukim ndeshjesh, shpallet i pafajshëm ish-trajneri i Kombëtares

Pak muaj më parë, ish-trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima u arrestua nga policia me akuzën e trukimit të ndeshjeve. Shkak për këtë arrestim dhe dyshim për trukimin, u bënë përgjimet telefonike dhe trajnerin shkodran e lidhën me grupin Bajri që u arrestua në të njëjtën kohë me trajnerin.

Ndërkohë, prej disa muajsh ai ishte liruar nga burgu megjithatë kishte masën detyrim paraqitje teksa sot, Gjykata e Rrethit Shkodër, ka marrë vendimin për të shpallur të pafajshëm trajnerin. Për Grimën, nuk janë gjetur prova që e lidhin me trukim ndeshjesh dhe për këtë arsye, Gjykata ka vendosur ta lirojë.

Prokuroria e Shkodrës kishte arritur të verifikonte se Grima nuk kishte kryer vepër penale për trukimin e ndeshjeve dhe në këtë mënyrë, i është hequr dënimi detyrim paraqitje. Ai dyshohej se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes mes Vllaznisë B dhe Tërbunit të Pukës, teksa njëkohësisht ishte trajner i ekipit të femrave por që u shkarkua nga detyra nga FSHF. /Erjon Allaraj-VipSport.al/