Turqia përgatitet për Shqipërinë me argëtim, Gunesh: Skuadër e fortë, rezistenca na vështirëson punën

Nesër në mbrëmje, Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit përballë Turqisë, ku synon vetëm fitore për të qenë në garë për një biletë për në Kupat e Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, kanë një transfertë tepër delikate përballë Turqisë, ku dy skuadrat janë pretendente për të zënë një vend në Europian.

Për të larguar presionin nga skuadra, ditën e djeshme Turqia ka zhvilluar një stërvitje disi më të çuditshme. Mes futbollistëve, nuk kanë munguar shakatë dhe argëtimi mes tyre, duke u relaksuar jo pak para një ndeshjeje kaq delikate sa kjo ndaj Shqipërisë. Vetëm pak ditë më vonë, Turqia përballet me Francën dhe natyrisht morali duhet të jetë i lartë në skuadër.

Ndërkohë, pas seancës stërvitore trajneri Senol Gunesh ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Shqipërisë duke i vlerësuar kuqezinjtë maksimalisht. “Shqipëria ka një skuadër të fortë. Vonesa e golit si shkak i rezistencës do të na e bënte punën më të vështirë. Një gol në pjesën e parë, do të na bënte që të ishim më komodë”, u shpreh Gunesh. /Erjon Allaraj-VipSport.al/