Tri pikë në katër javë, Burreli shkarkon trajnerin elbasanas

Burreli e nisi me vrull sezonin, por duket se gjërat nuk kanë ecur sipas planeve, pasi vetëm në 3kjatër javë, matjanët kanë grumbulluar 3 pikë, shumë larg pritshmërive që kanë drejtuesit këtë sezon që kanë investuar në infrastrukturë, por edhe në merkato duke afruar lojtarë cilësorë, madje edhe që kanë luajtur në Superiore më parë.

Ka qenë vetë klubi i Burrelit që në postim që ka bërë pak minuta më parë, duke zyrtarizuar edhe shkarkimin e Gentjan Stojkut. Ky i fundit, në fakt ka eksperiencë në drejtimin e disa skuadra, madje edhe me pretendime në Kategorinë e Parë, ndërsa për herë të parë në Superiore drejtoi Kamzën në sezonin e shkuar.

Pritet që brenda javës, matjanët të emërojnë trajnerin e ri, i cili do të ulet në stol që në ndeshjen e radhës. Ja postimi i matjanëve në faqen  e tyre në “Facebook” …

E.S./Vipsport.al/