Trashi: Lerda më përqafoi pas ftesës nga Reja, shpresoj të kem minuta

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Turqinë, mbrojtësi i Kombëtares Lorenc Trashi është shprehur se djemtë në ekip kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa theksoi se nuk ka probleme me trajnerin e Partizanit Lerda, madje ai ka qenë i pari që e ka përqafuar pas ftesës nga Reja.

Kombëtarja? “Është grumbullimi i tretë me Kombëtaren por më shumë jam njohur me epokën e trajnerit aktual kurse i pari ka qenë nga Panuçi por nuk mund të flas shumë pasi nuk e njoh. Trajneri Reja nuk është nevoja ta them unë kush është pasi ka qenë në ekipe të mira dhe ka atmosferë të mirë. Çunat shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Minuta? nuk mendoj se ka pasur probleme krahu i majtë dhe lojtarët kanë formën e vet dhe ka çaluar. Jap maksimumin dhe në fund vendos trajneri se kush luan. Në javët e para e ndjej veten mirë dhe nga paraqitjet e mia jam thirrur. Shpresoj të kem minutat e mia por vendos trajneri.

Çdo lojtar në kampionatin shqiptar do një eksperiencë në ekip më të fortë në Europë dhe Kombëtarja mund të më shërbejë për këtë pjesë. Shpresoj të kem minuta dhe të shoh veten se ku jam dhe të shkoj në një ekip të një niveli më të lartë.

Lerda? Unë nuk kam pasur probleme me trajnerin pasi ai ka qenë i pari që më ka mbështetur për Kombëtaren dhe më ka përqafuar dhe falënderuar. Çdo gjë është në rregull.

Kampionati shqiptar nuk e ka nivelin e kampionateve në Europë dhe trajneri e ka të vështirë duke parë ritmin. Nuk them se është e pamundur pasi nëse ke formë dhe e sheh trajneri, nuk besoj është problem.

Është ndeshje e fortë sepse Turqia po kalon moment të mirë. Duhet të jemi të përqendruar për të arritur objektivin dhe vetëm fitorja na jep shpresë për të menduar për më lart.

Nuk mund të flas sa mund t’i sugjeroj lojtarë trajnerit por ka shumë elementë të mirë. Pastaj, vendos trajneri pasi ka stafin e vet dhe nuk mendoj se do të stonojnë te Superiorja. Nuk besoj në pjesën që dikush në Superiore e ka merituar dhe nuk e ka marrë ftesën. Në Turqi duhet të rrimë afër dhe të jemi kompaktë duke i sulmuar në pikat e dobëta dhe 2-3 shanset që mund të kemi duhen shfrytëzuar në maksimum”, tha Trashi.