Trajneri i Kosovës U 21 përgatit ndeshjen ndaj Shqipërisë: Luajmë me moton: “Me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”

Trajneri i Kosovës U 21, Rafet Prekazi, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë më datë 15 tetor është shprehur se do ta marrin thjesht si ndeshja e radhës, ndërsa Dardanët do të zbresin në fushë me moton: “Me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”.

“Këta djem e kanë dëshmuar se e japin maksimumin çdo herë për Kosovën dhe, fundi i fundit, kanë treguar lojë të fuqishme që i pëlqen popullit të Kosovës. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, është ndeshja e radhës, sikur edhe ndeshjet e tjera. Sa i përket lëndimeve, edhe ne i kemi problemet tona.

Për mua personalisht, dhe për çdo njeri normal që është i njohur me futbollin, e di se futbolli modern është agresiv dhe me futbollin agresiv janë të mundshme edhe këto lëndime. Sido që të jetë, sikur edhe në çdo ndeshje tjetër, dihet motoja e Kosovës, Dardanëve e lojtarëve… do të shkojmë të luajmë me moton “Me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.