Trajneri i Grezdës, Xherard: Do më pëlqente të trajnohesha nga Klop

Stiven Xherrard sot është një trajner, i cili sapo ka nisur këtë aventurë të re dhe është në hapat e parë të këtij profesioni. Ish-futbollisti ka marrë në drejtim klubin skocez të Rejnxhërs, ku ka nën urdhra edhe sulmuesin shqiptar Eros Grezda. Së fundmi, ish-mesfushori që ka shkruar histori me Liverpulin duket se e ka akoma mendjen te ish klubi, ndërsa ka shprehur simpatinë për Jurgen Klop.

Anglezi ka theksuar se do t’i pëlqente të trajnohej te Liverpuli nga gjermani. “ Do të më pëlqente të luaja për Jurgen klop. Kjo ide më kalon shpesh në mendje, mbase po të kisha qëndruar edhe pak te Liverpuli, mund të kisha pasur kënaqësinë të trajnohesha nga Klop.

Duke ofruar një zgjedhje nga pankina për 10-15 minutat e fundit të ndeshjes. Gjithsesi jam shumë krenar për karrierën time dhe tani dua të përqendrohem në maksimum për të mësuar dhe për t’u përmirësuar si trajner”, u shpreh Xherrard.