Trajner i Belgjikës i bindur: Me apo pa peshë, Hazard është në gjendje të bëjë diferencën

I transferuar me bujë këtë merkato vere nga Çelsi te Real Madrid, Eden Hazard nuk po arrin të tregojë vlerat e tij reale. Sulmuesi belg, është larg pritshmërive dhe nuk po kalon formën më të mirë, ndërkohë që edhe kritikat karshi tij janë të shumta duke e konsideruar një futbollist i cili është edhe me disa kg me tepër.

Ndërkohë, në lidhje me të ka folur vetë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez i cili e konsideron Hazardin një futbollist që mund të bëjë diferencën. Ai shton se pesha nuk ka shumë ndikim në karrierën e tij duke qenë se është një lojtar shumë i mirë.

“Hazard është një futbollist i qetë dhe jo një njeri që sheh vetëm suksesin e tij personal. Me apo pa peshë, Hazard është në një moment që mund të ndryshojë gjithçka, të bëjë diferencën. Talenti i tij është i lindur dhe nuk varet nëse ka peshën e duhur apo peshë tjetër”, u shpreh Martinez. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan