“Topi i Artë”, publikohen 30 pretendentët. Shumë surpriza, por edhe mungesa të mëdha

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka bërë publike sot listën e futbollistëve të cilët do të garojë për të fituar “Topin e Artë” për këtë edicion. Edhe pse favoritet dihen prej kohësh dhe të gjithë mendojnë se do të jenë Van Dajk, Mesi e Ronaldo, përsëri kishte shumë kuriozitet për të parë emrat e tjerë në listë.

Nuk kanë munguar surprizat me emra debutues që kishin si bazë paraqitjet  në Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit si De Jong, Tadiç, Van Der Bek dhe De Ligt nga Ajaksi apo Aleksander-Arnold e Vijnaldum nga Liverpuli i cili sigurisht kishte edhe treshen e sulmit në listë, bashkë me garancitë Alison dhe Van Dajk.

Sigurisht ka edhe shumë të papritura të tjera si Markinjos, Kulibali, Loris apo edhe Zhoao Feliks, ndërs mungojnë disa emra të njohur si grupi i zakonshëm i Realit me në krey fituesin në fuqi Modriç, apo Nejmar e Ibrahimoviç.

LISTA
1) Sadio Mane
2) Serxhio Aguero
3) Frenki De Jong
4) Hugo Loris
5) Dushan Tadiç
6) Kilian Mbape
7) Trent Aleksander-Arnold
8) Doni Van de Bek
9) Pierr-Emerik Aubamejang
10) Mark-Andre ter Shtegen
11) Kristiano Ronaldo
12) Alison
13) Matijs De Ligt
14) Karim Benzema
15) Xheorxhinio Vijnaldum
16) Virgil van Dajk
17) Bernardo Silva
18) Heung-min Son
19) Robert Levandovski
20) Roberto Firmino
21) Lionel Mesi
22) Rijad Mahrez
23) Kevin De Bryjn
24) Kalidu Kulibali
25) Antuan Grizman
26) Eden Hazard
27) Mohamed Salah
28) Markinjos
29) Rahem Sterling
30) Zhoao Feliks