Titullari i Luftëtarit bie pa ndjenja në fushë, por do të jetë ndaj Bylisit

 Në Gjirokastër, në seancën e paradites së sotme ka pasur probleme në seancën stërvitore pasi mbrojtësi dhe një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës, Aurel Demo ka rënë pa ndjenja në fushë.

Lojtari nuk është ndier mirë dhe ka bërë kontroll në spitalin rajonal “Omer Nishani” në qytetin  Gjirokastrës. Pasdreke ai ka qëndruar me skuadrën, aty ku grumbullohen lojtarët jabanxhinj.

Nga konfirmimi për “Vipsport”, Demo pritet që të jetë nesër në stërvitje dhe me shumë gjasa do të jetë në fushë edhe në sfidën shtëpiake, atë ndaj Bylisit në Gjirokastër e cila luhet të shtunën në orën 14:00.

E.S./Vipsport.al/