Tirana merr vendimin për të ardhmen e Memës, Halili i jep edhe një shans trajnerit

Ardian Mema do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës. Është ky rezultati i takimit të trajnerit me presidentin Refik Halili. Në fakt, ishte përfolur se teknikut i ishte vënë objektivi për të triumfuar në tre ndeshjet e ardhshme, pas humbjes në derbi.

Ndërkohë, puna për të plotësuar objektivin e tre ndeshjeve dështoi që në takimin e parë, teksa bardheblutë u ndalën në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Flamurtarit. Kështu, u mendua se Mema do të shkarkohej nga detyra, ndërsa u përfolën edhe zëvendësuesit e mundshëm.

Megjithatë, pasi situata është qetësuar, presidenti Halili ka vendosur t’i japë edhe një shans të fundit numrit një të stolit. Tirana e ka nisur këtë sezon me objektiva madhorë dhe me shumë entuziazëm, megjithatë rezultatet e fundit duket se kanë rikthyer me këmbë në tok 24-herë kampionët e vendit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/