Tifo-grupi i ri në Shkodër që premton surpriza ka një lajmërim të rëndësishëm para Partizanit

Një tifo-grupi i ri, i krijuar pak kohë më parë, pritet që të ketë “debutimin” në kryendeshjen me Partizanin e cila luhet ditën e shtunë në “Loro Boriçi”. “Për 12” pritet që të jenë të shumtë dhe siç kanë deklaruar premtojnë surpriza, madje do të jenë një risi në Shkodër, por edhe në tifo-skenën shqiptare.

Para sfidës me Partizanin, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ata kanë një lajmërim të rëndësishëm, madje kanë lajmëruar edhe për mënyrën e organizimit të tyre në prag të kryesfidës me të kuqtë, apo dhe vendin e qëndrimit në ndeshje, në C3.

Në Shkodër, janë kuriozë të shohin tifo-grupin më të ri, ndërsa për sfidën me Partizanin, pritet që në “Loro Boriçi” të ketë një shifër të lartë me tifozë, ndoshta më shumë se në sfidat e tjera të luajtura këtë sezon të Superiores.

Ja postimi që kanë bërë pak më parë në profilin e tyre shkodranët…