Teuta, Vila me probleme, kthehet Teodorovski për Shkëmbin

Teuta ka zbritur ditën e sotme në stërvitje dhe ka nisur që të mendojë për sfidën e radhës në kampionat, atë që do ta zhvillojë me skuadrën e Flamurtarit në “Niko Dovana”. Të besuarit e trajnerit Blendi Shkëmbi do të synojnë 3 pikët në këtë duel si dhe ruajtjen e kreut të renditjes, aty ku edhe gara është bërë e ashpër momentalisht.

Durrsakët kanë dalë sot në stërvitje, por është parë që Emiljano Vila, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në sfidën me Partizanin në fundjavën e shkuar në kryeqytet është stërvitur në mënyrë individuale.

Ndërsa, do të jetë për lojë në sfidën ndaj vlonjateve Teodorovski, që me shumë gjasa pritet që ta nisë si titullarë. Pritet që durrsakët të mos e lënë “bosh” fundjavën, por të zhvillojnë edhe ndonjë miqësore me skuadra të së Parës, apo dhe Superiores.

E.S./Vipsport.al/