Teuta si në asnjë ndeshje tjetër, Shkëmbi e ka skuadrën e plotë në Laç

Teuta si asnjëherë tjetër, në transfertën e mesjavës që do të luajë në Laç do të jetë me skuadër të plotë. Pothuajse nga java e parë me Bylisin në Durrës, e deri në javën e kaluar ndaj vlonjatëve, durrsakët nuk kanë luajtur asnjëherë me skuadër të plotë për shkak të dëmtimeve por edhe pezullimeve.

Trajneri Blendi Shkëmbi do të ketë për këtë transfertë mundësi zgjedhje, e madje edhe Uendi Vecaj që mungoi në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” me skuadrën e Flamurtarit është gati.

Teuta është në krye të tabelës së renditjes, ndërsa durrsakët këtë sezon synojnë që të shpallen kampionë në Superiore, ndonëse ashtu si një vit më parë edhe sivjet realiteti është i madh në garën për kreun.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories