Teuta luan me ekipin e dytë në Kupën e Shqipërisë, ndeshja në fushë me bar artificial

Teuta do ta presë Tërbunin nesër në orën 14:00 në fushën me bar artificial të “Olimpic Park” në Durrës. Në këtë sfidë, trajneri Blendi Shkëmbi do t’iu japë hapësira lojtarëve që nuk janë aktivizuar në kampionat, por edhe ndonjë elementi të spikatur nga akademia durrsake.

Teuta në sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë me pukjanët fitoi 0-2 ndaj pukjanëve. Kualifikimi duket i sigurt dhe më shumë, skuadra durrsake është duke menduar për ndeshjen e fundjavës në kampionat.

Teuta do të luajë me Partizanin në kryeqytet, një sfidë delikate, ku durrsakët do të kërkojnë ta fitojnë këtë duel.

E.S./Vipsport.al/