Tapeti përfundoi, në “Loni Papuçiu” nis vendosja e tribunës

Pasi është vendosur tapeti i barit në të katër anët e fushës së stadiumit “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit, tashmë është radha e tribunës, e njëkohësisht janë duke vijuar punimet e dhe për ndërhyrjet në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Kryesisht në karriget plastike, sidomos në ballore, apo dhe në dhomat e zhveshjes. Por, me rëndësi shihet vendosja e mbulesës së tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu”, e cila pritet që të jetë një format ndryshe nga sa ka qenë më parë, por edhe më e fortifikuar karshi shirave dhe erërave, duke pasur parasysh edhe pozicionin e stadiumit në qytetin e Fierit.

Me shumë gjasa, në Fier, pritet që ndeshjen me Besën ta luajnë në stadiumin e tyre, ku pritet që të ketë edhe një organizim ndryshe nga klubi fierak.

Apolonia, aktualisht ka 10 pikë dhe ndodhet 2 pikë më pak se Lushnja e vendit të parë që kryeson tabelën e klasifikimit në Grupin B të Kategorisë së Parë.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories