Stërvitja e fundit / Reja ndërton dy skuadra, gjithçka e hapur për formacionin (VIDEO)

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në ditën e fundit sa i përket formacionit titullar me të cilin do të përballojë sfidën me Moldavinë. Trajneri pranoi në konferencën për shtyp se nëse ishte e mundur, do të përballonte duelin me të njëjtin grup lojtarësh me të cilin zbriti në fushë ndaj Turqisë.

Por për të parë gjendjen e futbollistëve, ai nuk zhvilloi stërvitjen e zakonshme të ekipit të parë kundër ekipit të dytë. Ai ndau lojtarët në dy skuadrat të përziera në krahasim me atë që pritet të jenë repartet për takimin e nesërm duke mos dhënë sinjale as për zëvendësime  të mundshme në mesfushë, që është reparti i cili mund të pësojë të tilla.

Skuadra e  parë përbëhej nga  Strakosha, Dermaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Bare, Selahi, Seferi dhe Çikalleshi. Ndërsa skuadra e dytë nga Berisha, Kumbulla, Mihaj, Memolla, Lenjani, Roshi, Ramadani, Qose, Abrashi, Manaj dhe Balaj. Memushaj ishte “xholi” i mesfushës që bëhej pjesë e njërit ekip apo tjetrit, ndërsa trajneri vazhdimisht jepte udhëzime për lëvizjet e lojtarëve të veçantë apo reparteve.

Një stërvitje për të parë reagimin e lojtarëve pas një ndeshje të lodhshme si ajo me Turqinë, e për të kuptuar më mirë se kush mund të jetë në formën e duhur për të luajtur ndaj moldavëve, vendim që do ta marrë vetëm në ditën e fundit. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al