Starova kurseu titullarët në Kupë për Bylisin

Laçi këtë fundjavë, të dielën në orën 14:00 do të zbresë në stadiumin e vet ku edhe do të presë Bylisin. Në fakt, këto dy skuadra, janë ndeshsur edhe vjet, ndonëse ballshiotët luanin në Kategorinë e Parë dhe laçianët në Superiore.

Vjet janë ndeshur në Kupën e Shqipërisë, ndërsa këtë sezon skuadra zbresin në fushë për javën e 7-tëë të Superiores. Gjithsesi, është një sfidë e fortë, e jo më kot trajneri Sulejman Starova la pushime dhe titullarët në sfidën ndaj Elbasanit në Kupën e Shqipërisë.

Laçi-Bylis pritet ë të marrë një vlerësim edhe nga FSHF ku sfidën pritet që ta gjykojë një nga arbitrat më të mirë të Superiores.

E.S./Vipsport.al/