S’mjafton vetëm gripi, sulmuesi holandez i Luftëtarit rrezikon ndeshjen me Kukësin

Luftëtari pas humbjes në Korçë mori një pikë me Bylisin në sfidën që zhvilloi të shtunën e shkuar në fushën e vet. Skuadra gjirokastrite po rikuperon me lojë dhe rezultate pikët e lëna në 2-3 ndeshjet e para dhe trajneri Marantas është duke e futur grupin në “shinat” e duhura.

Nga ajo që vihet re, duhet theksuar se pas ndeshjes ka pasur probleme për një nga lojtarët më të mirë dhe bëhet fjalë për Angelmo Vyent, mesfushori me tipare sulmuese që ka qenë ndër më të dalluarit me ballshiotët.

Holandezi sakrifikoi dhe luajti në gjendje gripale, por sikur të mos mjaftonte kjo ka marrë edhe një dëmtim në këmbë.

Nuk dihet, nëse ai do të jetë apo jo në sfidën e radhës në transfertë me skuadrën e Kukësit, pasi ka pasur një enjtie në këmbë, por stafi do të vendosë vetëm ditën e martë.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories