Skuadra kryeson Grupin A, kryebashkiaku Imeraj: S’kursehemi që Korabi të jetë në elitën e futbollit shqiptar

Dionis Imeraj, kryebashkiaku i Dibrës, duket se krahas angazhimeve të tjera ditët e javës, në fundjavë nuk i ndahet dhe skuadrës që përfaqëson qytetin, Korabin, ku ai po jep mbështetje që të jetë mes më të mirëve të futbollit, bashkë edhe me administratorin Femi Mziu apo hallkat e tjera të klubit.

Imeraj e ka ndjekur sfidën me Shkumbinin nga shkallët e stadiumit, e sigurisht që në fund ka qenë entuziast, pasi dibranët janë ngjitur në vendin e parë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt synimit madhor që është rikthimi mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Financat

Imeraj thekson se ai do të bëjë më të mirën me institucionin që drejton, që ashtu si edhe në fushat e tjera edhe futbolli të jetë në nivele të larta. Pas ndeshjes, në një prononcim për “TvD Neës”, Imeraj ka theksuar: “Kjo është java e Dibrës, sepse pas disa festave tradicionale të Qarkut tonë edhe fitorja e Korabit dhe sidomos vendi i parë pas ndalesës së Kastriotit na bën krenarë të gjithëve. Ndoshta unë jam me këmbën e mbarë, por siç e kam thënë, e rikthekson se për futbollin ashtu si dhe për fushat e tjera mbështetja ime do të jetë maksimale. Dua që t’i jap një tjetër imazh Dibrës në çdo aspekt”, – tha Imeraj fillimisht.

Suporti

“Sporti është katalizator kryesor sa i përket sportdashësve, dhe ne duam që Dibra të jetë krenare në futboll. Ekipi e ka pasur mbështetjen që kur unë kam ardhur, duke filluar që nga stadiumi, por edhe çdo gjë tjetër në aspektin sportiv. Fundjava na gjen në punë, por në kohën e lirë, s’bëhet fjalë që do e mbështes skuadrën. Me zemër e me shpirt jam me Korabin, ndonëse ndonjë ditë për shkak të angazhimeve mund të mos ndodhem në Dibër”, – tha kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj.

E.Saliu/Vipsport.al/