Skënderbeu probleme me ngjeshjen e kalendarit, kërkon më shumë kohë për shkak të Kombëtares

Koha e pakët në dispozicion për të përgatitur ndeshjet, për shkak të grumbullimit të lojtarëve me Kombëtaren U 21. Është kjo arsyeja që klubi i Skënderbeut i kërkon Federatës të shtyjë ndeshjet e kësaj jave të Kategorisë Superiore, të paktën me një ditë.

Java e tetë e Superiores është parashikuar të nisë ditën e premte, ndërsa në mesjavë do të mbyllet faza e parë me ndeshjet e së martës. Por, klubi korçar kërkon që kjo javë të luhet të shtunën e më pas, në mesjavë ndeshjet të zhvillohen të mërkurën.

Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e korçarëve do të merret parasysh, apo nëse java e tetë dhe ajo e nëntë do të vazhdojnë të luhen sipas planit. Këto dy ndeshje të fundit të fazës së parë, Skënderbeu do të përballet fillimisht me Kukësin në shtëpi, e më pas me Partizanin në transfertë.