S’ka pushime për klubin surprizë të Superiores, pas barazimit me Luftëtarin fiton në miqësore

Nuk ka pushim për Bylisin, që këtë sezon po ndjek një praktikë ndryshe trajneri Dovedan me skuadrën e tij. Bylisi ka qenë mjaft aktiv në merkato, e si rrjedhojë organika është e ngjeshur, madje pa frikë në Ballsh kanë dy ekipe që janë të aftë të luajnë.

Të shtunën, Bylisi luajti në Gjirokastër dhe barazoi 1-1 me vendasit, ndërkohë që të dielën skuadra ka zhvilluar miqësore me skuadrën e Albpetrolit të Kategorisë së Dytë.

Nga ajo që bie në sy është se lojtarët që nuk luajtën fare apo dhe rezervat që luajtën nga një pjesë loje apo të dëmtuarit që nuk ishin as në 18-she në Gjirokastër luajtën. Takimi përfundoi 2-3 për Bylisin me golat e Celis që realizoi mjaft bukur apo dhe Janku e Ntepe.

E.S./Vipsport.al/