Situata e portierit Teqja, FSHF: Jashtë rrezikut, dëmtime të shumta në mushkëri

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në kryeqytet me portierin e Partizanit, Aldo Teqja, ka bërë që në spitalin e traumës të vërshojnë me shpejtësi për t’u njohur me gjendjen e tij shëndetësore, jo vetëm futbollistët  e klubti të kuq, por edhe ato të skuadrave të tjera që kanë njohur lojtarin kanë kërkuar informacione për situatën e tij.

Edhe vetë FSHF, nëpmërjet një reagimi të shpërndarë për mediat, ka bërë të ditur gjendjen aktuale të tij, pasi përfaqësues të këtij institucioni kanë qenë mes atyre që po e ndjekin situatën në spital.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjendja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Lojtari është jashtë rrezikut për jetën, ka dëmtime më të shumta në mushkëri”, shkruhej në informacionin që u shpërnda për mediat. /vipsport.al/