Sinemati: Ceferin dënoi Skënderbeun, por futi Dukën në Komitet dhe e bëri dënimin ironik

Pas pak ditësh, do të hapet “Arena Kombëtare” dhe në Shqipëri do të jetë i pranishëm presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin. Në lidhje me këtë, foli Gëzim Sinemati i cili në “Procesin Sportiv” u shpreh se Ceferin ka futur Dukën në Komitetin e UEFA-s, por edhe ka dënuar njëkohësisht Skënderbeun.

“Kur më treguan se vjen Ceferin i thashë na ka ndihmuar. Skënderbeun e dënoi 10 vjet kurse Dukën e futi në Komitet në UEFA. Nëse merr dekoratë bëhet edhe më ironik dënimi në UEFA, nëse na dënojnë.

Trukimi është i madh. Nuk trukohet çdo ndeshje por fenomeni është brenda dhe i frikshëm. Mu kujtua akademia e Redit dhe që ka bërë sakrificë. Na duhet një akademi e së vërtetës. Nëse “Der Spiegel” nuk ka thënë të vërtetën, nuk e di, ne i vëmë kapak çdo gjëje”, tha Sinemati. /VipSport.al/

more recommended stories