Si një finale për Kosovën, Çekia i rezervon më pak se 1000 bileta tifozëve Dardanë

Në muajin e ardhshëm, Kosova do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u ndeshur me Kombëtaren vendase. Pas suksesit të fundit të Dardanëve ndaj Malit të Zi, të dyja ekipet ndahen vetëm me nga një pikë diferencë.

Aktualisht, Çekia ka grumbulluar 12 pikë dhe mban vendin e dytë në grup, ndërsa Kosova 11 pikë dhe është në vendin e tretë. Dardanëvë do t’iu duhet të marrin me çdo kusht fitoren në transfertë pasi në të kundërt shanset do të ishin minimale, duke qenë se pas kësaj ndeshje, mbetet për t’u zhvilluar edhe vetëm një sfidë.

Ndërkohë, Federata e Çekisë ka njoftuar për biletat që do të shpërndahen, ndërsa bie në sy se kapaciteti i stadiumit “ Doosan Arena” është 11.700 vende. Për tifozerinë e Kosovës është përcaktuar të shpërndahen vetëm 627 vende. Një numër i vogël, duke konsideruar rëndësinë e takimit dhe numrit të tifozëve që mund të jenë të interesuar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/