Shqipëria U21, formacioni i mundshëm/ Bushi nuk preferon surpriza, sulmi i besohet Brojës

Shqipëria U21 do të luajë sot ndeshjen e saj të pestë zyrtare në kualifikueset e Europianit, aty ku përballë do të ketë skuadrën e Kosovës. Kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë duke qenë se në 2 ndeshjet e fundit kanë pësuar 8 gola, teksa në grup numërojnë vetëm 2 pikë pas 4 ndeshjesh.

Sa i përket formacionit, Bushi ka përforcime në portë duke qenë se është rikthyer Gentian Selmani. Ndërkohë, mbrojtja do t’i besohet “gardës” së vjetër ku Tafa e Maloku pritet ta nisin sërish titullarë, ndërkohë që edhe Ndrecka e Bajrami do të ndihmojnë prapavijën. Ndryshim në mesfushë, aty ku vendin e Shehut do ta zërë Zejnullai dhe luan së bashku me Malën.

Në repartin ofensiv, Broja do të jetë në majë të sulmit i cili do të ndihmohet nga Kolaj dhe Kallaku nga krahët, teksa në qendër do të jetë Arbnor Mucolli i cili ka treguar se është një futbollist me shumë cilësi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Shqipëria U21: Selmani, Ndrecka, Tafa, Bajrami, Maloku, Mala, Zejnullai, Mucolli, Kallaku, Kolaj, Broja
Trajner. Alban Bushi