Shqipëria e Rejas argëton dhe fiton, tjetër sukses me goleadë për kuqezinjtë (VIDEO)

Dëshirë për të fituar dhe për të luajtur futboll. Kjo është fytyra e re e Shqipërisë së Edi Rejas, i cili ka ndërtuar një ekip i cili ka lënë shpejt pas zhgënjimin e humbjes me Turqinë, duke dominuar e fituar me meritë përballë Andorrës.

Një rezultat 4-0 që e bën më mbresëlënëse këtë sfidë, të vulosur që në pjesën e parë pas golave të Çikalleshit, Bares, Trashit e në fund me perlën e Manajt. Ishte një duel i dominuat plotësisht në çdo aspekt nga fillimi deri në fund e që konfirmoi përsëri se ky grup, me një fillim pak më ndryshe, mund të kishte qenë pjesë e Europianit.

Tani në kupton e 12 pikëve, Shqipëria vazhdon ndjekjen e Islandës së vendit të tretë, të cilin e ka kthyer në objektivin real deri në fundin e edicionit.

Moldavi-Shqipëri 0-4
22′ Çikalleshi, 34′ Bare, 40′ Trashi, 90′ Manaj

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrak (30′ Rozgoniuk), Posmak, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov (60′ Boiciuc), Anton, Sidorenko (80′ Sandu), Cebotaru.
Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli (88′ Kumbulla), Veseli, Trashi, Bare (88′ Selahi), Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi (76′ Roshi).
Trajner: E. Reja

KV: Mudrak, Graur, Cebotaru, Reabciuk, Prepelica / Bare, Çikalleshi, Gjasula

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me suksesin 4-0 të kuqezinjve.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90′ GOOOL Shqipëria, shënon Manaj. Aksion perfekt i Roshit nga e djathta, top në qendër për sulmuesin i cili shënon me finte. 

85’ Ionita gjuan nga jashtë zonës, topi përfundon në duart e Strakoshës.

82′ Gjasula merr karton të verdhë pas një përplasje të radhës me kundërshtarët. Ndëshkohet edhe Reja për një hyrje në fushë.

76’ Çikalleshi i lë vendin në fushë Roshit, i cili pozicionohet në sulm përkrah Manajt.

71’ Koshelev eviton një autogol pasi një mbrojtës duke u munduar të largonte sferën nga këmbët e Manajt e kthen atë drejt portës së tij. Portieri pret në pozicion.

70’ Rreziku i parë i vërtetë në portën kuqezi. Cebotaru harkon një goditje dënimi, Prepelica me kokë devijon por nuk gjen kuadratin.

68’ Trashi merr topin pranë zonës kundërshtare dhe lëshon një gjuajtje të fortë, megjithatë këtë herë sfera kalon lart mbi traversë.

62’ Abrashi shpërthen përsëri në zonë nga krahu i majtë, pengohet nga një mbrojtës vendas por për gjyqtarin nuk është penallti.

59’ Moldavët mundohen të reagojnë me harkime në zonën tonë por mbrojtja spastron pa probleme. Asnjë rrezik për Strakoshën deri tani.

55’ Abrashi provon vetë me një aksion nga e majta goditja e tij diagonale ndalet nga portieri vendas.

54’ Aksion i shkëlqyer i kuqezinjve, topi nga Abrashi shkon te Bare i cili gjuan, por sfera ndalet nga traversa.

53’ Kombinim Manaj-Veseli, me mbrojtësin i cili hyn në zonë dhe gjuan por goditja e tij ndalet këtë radhë nga mbrojtja.

52’ Çikalleshi ndalet përsëri në pozicion jashtë loje me një top nga thellësia.

51’ Tjetër aksion i Trashit në krahun e majtë, pason për Çikalleshin në qendër por mbrojtja vendase largon në vështirësi.

49’ Aksione të gjata sulmuese të kuqezinjve që provojnë me Manajn të gjejnë rrjetën, por pa sukses, pasi mbrojtja vendase bllokon dy goditjet e sulmuesit.

46’ Bare ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

46’ Rifillon ndeshja pa ndryshime të tjera mes skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e merituar 3-0 të kuqezinjve.

45’ Jepen dy minuta shtesë.

45’ Goditje dënimi ballore për përfaqësuesen moldave, Sidorenko gjuan por kalon sferën mbi traversën e Strakoshës.

40’ GOOOL Shqipëria, shënon Trashi. Goditje nga jashtë zonës e mbrojtësit të Partizanit, i cili përfiton nga pavëmendja e radhës e prapavijës për të dërguar sferën në rrjetë. 

34’ GOOOL Shqipëria, shënon Bare. Gafë e portierit Koshelev i cili nuk arrin të ndalë topin, Bare ndjek aksionin dhe e ka të thjeshtë të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur. 

31’ Provojnë vendasit të rrezikojnë me një goditje dënimi ballore, fatmirësisht sfera përplaset në murin mbrojtës që largon rrezikun nga katërkëndori i Strakoshës.

29’ Mudrak ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Bares dhe kërkon menjëherë zëvendësim pasi është dëmtuar.

22’ GOOOL Shqipëria, shënon Çikalleshi. Një pasim në zonë nga e djathta largohet keq nga mbrojtja vendase dhe sulmuesi shqiptar përfiton duke çuar topin në rrjetë.

18’ Aksione të njëpasnjëshme të Shqipërisë, por pa arritur të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë.

13’ Tjetër pasim i gjatë për Çikalleshin i cili shmang daljen e portierit, por nuk arrin të kthejë pastaj sferën drejt rrjetës.

12’ Kuqezinjtë kërkojnë golin me harkime nga krahët, duke aktivizuar dyshen Veseli-Trashi që mundohen të gjejnë sidomos Çikalleshin për lojën në ajër.

9’ Trashi bën shpërthimin e parë në krahun e majtë, por harkimi i tij në zonë ndalohet nga një mbrojtës kundërshtar.

6’ Bare mundohet të nisë një aksion në krahun e djathtë, por vonohet në pasimin e tij për Çikalleshin. Vendasit nisin kundërsulm, megjithatë Gjimshiti është i vëmendshëm dhe nuk lë asnjë hapësirë për sulmuesit kundërshtarë.

1’ Top i gjatë në adresë të Çikalleshit i cili shfaqet para portierit vendas, por sinjalizohet në pozicion jashtë oje, vendim i dyshimtë i anësorit anglez.

1’ Fillon ndeshja në Kishinjev me shkelmimin e Rei Manajt.