Shqipëria bën tifo për Francën, kampionët e botës zbulojnë lojtarët e grumbulluar për ndeshjet kualifikuese

Trajneri i Francës, Didier Deshamp ka zbuluar lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese në Grupin H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kampionët e botës do të përballen fillimisht me Islandën në transfertë më datë 11 tetor, ndërsa më pas do të presin në shtëpi Turqinë.

Dy ndeshje të cilat do të vendosin shumë për të ardhmen e Grupit H në këto eliminatore, ndërsa edhe Shqipëria është e detyruar të bëjë tifozllëk për Francën. Nëse ‘gjelat’ ia dalin të marrin rezultatet maksimale nga këto dy ndeshje, kombinuar kjo me një rezultat pozitiv të kuqezinjve në Turqi, llogaritë e grupit do të rihapeshin.

Ndërkohë, Deshamp ka lënë jashtë për këto sfida mesfushorin Pol Pogba, i cili vjen pas një dëmtimi dhe nuk është në formën optimale, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i yllit të PSG, Kilian Mbape.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: