Shpresat e U-21 test me Kombëtaren e Nevil Dedes

Kanë zbardhur listat dhe tashmë janë duke menduar për listat respektive, por duket se nesër Shqipëria U-21 e trajnerit Alban Bushi dhe ajo U-19 e Nevil Dedes do të përballen së bashku në një duel miqësor.

Të dy trajnerët që dikur kanë qenë edhe kolegë në fushën e blertë në ekipin kombëtar A, kanë zgjedhur skuadrat e njëri-tjetrit përpara ndeshjeve të radhës. Shqipëria U-21 do të luajë me Kosovën, ndërsa Kombëtarja U-19 do të luajë me Poloninë.

Të dy trajnerët kanë në përbërjet e skuadrave respektive, elementë cilësorë, ndërsa synimi i tyre është që në kompeticionet zyrtare të bëjnë një përfaqësim dinjitoz.

E.S./Vipsport.al/