Shkumbini do kreun, Branica: Kastriotin do ta mundim

Sokol Branica, trajneri i skuadrës peqinase në një prononcim për “Rtshsport”, në prag të sfidës me Kastriotin që është një nga ekipet më të mira të grupit. Branica ka besim dhe sot ai thotë se skuadra do të hyjë në fushën e lojës për të marrë 3 pikët: “Luajmë një ndeshje të fortë, me një nga skuadrat rivale dhe me kualitete. Ashtu si ne edhe Kastrioti synon elitën, e për më tepër ka edhe eksperiencë, – tha trajneri bardhekalëtr në fillim të prononcimit të tij.

Branica foli edhe për gjendjen e skuadrës “Kemi punuar mirë dhe lojtarët kanë dhënë maksimumin e tyre në stërvitje. Tashmë kampionati është duke hyrë në fazat e veta kulminante dhe nuk duhet që të gabojmë më. Tashmë gabimet janë të kushtueshme, aq më tepër edhe për shkak të formulës që është në Kategorinë e Parë këtë sezon”.

Në fund Branica shpreson që skuadra të marrë 3 pikët dhe e thekson se ky ekip ka “këllqe” që të tentojë elitën. “Do të marrim çdo ndeshje një e nga një e më pas duke parë e duke bërë, kemi edhe merkaton para në dhjetor, ndaj duhet që të jemi të kujdesshme në sfida të tilla si kjo me peqinasit”.

E.S./Vipsport.al/