Shefi i Garave, Nurishmi: FSHF është e ndërgjegjshme për dënimet drastike, si në derbi

Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysjen Nurishmi, mendon se ndryshimi i Kodit Penal sa i përket sjelljes në stadiume, do të sjellë detyrimisht edhe ndryshime në mënyrën se si FSHF interpreton shkeljet në ndeshje, në SuperSport ai tregoi se tashmë pritej që dënimet të mos ishin më kolektivi dhe po punohej për dënimet më selektive, duke marrë si shembull derbin e kryeqytetit.

“Miratimi i ligjit është pasojë e nismës së Federatës bashkë me qeverinë dhe klubet, pas tryezës në mars ku u propozua një paketë ligjesh, një ndryshim rrënjësor për rëndin. Federata propozoi masa të ashpra për ata që shkelin ligjin, të ketë edhe sanksione penale përveç sportive. Edhe klubet ishin dakord që ligji të jetë më i ashpër, edhe publiku është dakord të ruajë garën, produktin. Masat do të jenë më të ashpra, besoj që ky ligj do të frenojë sa më shumë personat që me ose pa dashje shkelin fushën e lojës apo tentojnë të kryejë akte të paligjshme në një ndeshje futbolli sepse pretendojmë të arrijmë standardet që kërkojnë të gjithë

Pas derbit u mor vendimi për të mbyllur pjesën e sektorit problematik në këtë ndeshje, FSHF është koshiente për dënimet drastike. Së shpejti, brenda nëntorit, në të gjitha stadiumet e Superiores do të kemi kamerat e sigurisë për të plotësuar kushtet e policisë, do të kemi monitorim edhe nga dhomat e kontrollit për të evidentuar personat problematikë për të mos pasur dënime në masë”, tha ai. /vipsport.al/