Sejdini zbulon të shkuarën në Kombëtare: Isha 25 vjeç dhe më shihnin të plakur, Çinari një plan prishës

Kombëtarja shqiptare po kalon një moment të mirë nën drejtimin e Edi Rejës megjithatë ka polemika të shumta në lidhje me moshën e tij. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Faruk Sejdini i shpreh se duhet kujdes me moshën ndërkohë që ka zbuluar edhe kohën kur luante me Kombëtaren dhe shihej si i plakur. Ai foli edhe për golin që Çinari i shënoi Vllaznisë duke e konsideruar një plan prishës.

“I shënoi gol Vllaznisë djali plan prishës. Ai ka shënuar një gol kur ishte me Vllazninë dhe i hoqi titullin kampion, prandaj i them plan prishës.

Ofertë nga Partizani? Jam si gjenerali i ushtrisë së vdekur. Pavarësisht moshës, sepse çdo punë ka moshë duhet kujdes mbi moshën 60 vjeç. Ashtu si një i ri që nuk vrapon dot në fushë, mendja transmetohet te të rinjtë. Të jashtmit thonë pavarësisht moshës “hë se ai ka”. Unë kam qenë në Kombëtare dhe kam luajtur pa u ndërruar asnjë ditë. Kam luajtur 17 vjeç me Dinamon, me Kombëtaren e madhe kur isha 20 vjeç dhe kur isha 25 vjeç u mërzitën me mua sepse kishin 10 vjet që më shihnin. Hiqeni këtë më thanë se u plak dhe 27 vjeç isha i ekipit përfaqësues por erdhi një lojtar 24 vjeç në Kombëtare dhe u çanë gazetat: “I riu me perspektivë”. Të gjithë kanë se çfarë japin me eksperiencën”, u shpreh Sejdini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories