Sampdoria shkarkon trajnerin, mes alternativave edhe një “shqiptar”

Klubi i Sampdorias ka vendosur në ditën e djeshme të përfundojë para kohe kontratën me trajnerin Eusebio Di Françesko. Dorianët i kanë bërë një start shumë të dobët kampionatit teksa e shohin veten në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me vetëm tre pikë në shtatë ndeshje.

Me këto rezultate zhgënjyese, përgjegjësia më e madhe ka rënë mbi ish-teknikun e Romës, i cili tashmë është shkarkuar nga presidenti Ferrero. Sampdoria ka nisur të kërkojë për zëvendësuesin e Di Françeskos. Emri i parapreferuar ishte ai i Stefano Piolit. Por, ish-tekniku i Interit duket shumë pranë emërimit te Milani. Në këtë formë, kjo pistë mund të quhet e mbyllur për Sampdorian.

Ndërkaq, mes emrave si një alternativë për stolin e Sampdorias, është propozuar edhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi. Tekniku nuk është aktiv në profesionin e tij prej vitit 2017, kur drejtoi Alaveshin në La Liga. Bisedimet me De Biazin kanë nisur dhe mbetet për t’u parë nëse tekniku do të rikthehet të drejtojë në Serinë A pas shumë viteve.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan