Rroga sezonale e Nejmar i kushton një pasuri, PSG nuk e ka pasur në dispozicion për 50 ndeshje

Klubi i PSG mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë të historisë. Bëhet fjalë për atë të sulmuesit Nejmar, i cili i kushtoi parisienëve plot 222 milionë euro që u derdhën në arkat e Barcelonës. Por, shpenzimi për brazilianin nuk mbyllet këtu. Sulmuesi është lojtari më i paguar në ekip, teksa përfiton 37 milionë euro në sezon.

Vlerat e Nejmar nuk diskutohen, por deri më tani, Parisi nuk ka marrë mbrapsht atë që prisnin nga klasi i 27-vjeçarit. Futbollisti nga 2017 ka munguar në 47 ndeshje, për arsye dëmtimi,  ndërsa duke llogaritur edhe pezullimet shkojnë në një total mungesash prej 50 ndeshjesh. Afërsisht në gjysmën e takimeve që ka pasur në dispozicion klubi francez. Tashmë, Nejmar sapo ishte kthyer nga dëmtimi, por i grumbulluar me Kombëtaren ka pasur sërish shqetësime dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.

Kështu, ngjason sikur kryeqytetasit e kanë paguar dyfish brazilianin, ndërsa sulmuesi nuk ka rezultuar vendimtar, sidomos në Ligën e Kampionëve aty ku synimet kanë qenë madhore dhe investimet janë bërë me idenë për të mbërritur te trofeu më prestigjioz për klube.

/Egi Çabeli-VipSport.al/