Rrëfimi i Mesit: Ndihesha i keqtrajtuar dhe doja të largohesha nga Spanja, nuk pyetem unë për merkaton

Leo Mesi mbetet padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë dhe pavarësisht se nuk e ka nisur mirë sezonin për shkak dëmtimi, ai është kthyer në protagonist ndeshjet e fundit. për prestigjiozen spanjolle “Marca”, Leo Mesi ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij në futboll dhe ajo jashtë, teksa ka zbuluar edhe shumë të pathëna deri më tani.

“VAR? Më pëlqen “VAR”, por po lë vend për shumë dyshime. Nuk po përdoret mirë. “VAR” është për të larguar të gjitha dyshimet për rastet e ndryshme në futboll, por deri tani nuk është duke e bërë.

Dhomat e zhveshjes? Thuhet se unë bëj zgjedhjet për futbollistët që do të vijnë dhe ato që do të largohen. Hera e fundit që kam folur me presidentin, ishte kur u eliminuam nga Liga e Kampionëve nga Liverpuli. Kur ishte çështja e Grizmanit, na pyetën dhe dhamë një mendim por nuk morëm ne një vendim.

Topi i Artë? Nuk do të ishte zhgënjim nëse nuk e fitoj. Zhgënjim do të ishte nëse do të kalonte edhe një tjetër vit pa e fituar Ligën e Kampionëve.

Momenti më i vështirë? Në 2013-2014 kur kisha probleme me zyrën e taksave ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Njerëzit nuk e dinin se çfarë po ndodhte. E kisha për herë të parë dhe gjithçka më dukej shumë e vështirë. Nga ajo kohë e mësova se ishte e njëjta gjë për të gjithë sportistët por fatmirësisht fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin. Në mendje kisha të largohesha. Jo nga Barcelona, por doja të largohesha nga Spanja. Po ndihesha i keqtrajtuar dhe nuk doja të rrija më”, u shpreh Mesi mes të tjerash. /Erjon Allaraj-VipSport.al/