Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Rrëfimi i gjatë i Seferit: Nga idhulli Igli Tare, te telefonata një ditë para grumbullimit

Një nga zbulimet e Kombëtares kuqezi është edhe Taulant Seferi, që trajneri Edi Reja e ka thërritur për herë të parë duke i besuar një fanellë kuqezi. Italiani i pankinës kuqezi, e sheh Seferin si një lojtar me perspektivë. Në një intervistë që ka dhënë për “Rtshsport”, Seferi flet me detaje për fillimet e karrierës, ëndrrën për të veshur fanellën kuqezi që në fëmijëri dhe synimet e së ardhmes në Zvicër por edhe me Kombëtaren….“Vullneti për futbollin ma ka dhënë gjyshi im që nuk jeton më. Prej atij e kam marrë dëshirën për futbollin dhe qysh fëmijë kam luajtur në klubin e Milanos së Kumanovës. Në moshën 16-vjeçare kam luajtur me Rabotniçkin në Shkup, aty ku në atë sezon ne fituam Kupën e Maqedonisë por edhe titullin kampion”, – tha Seferi fillimisht.

Zvicra

Seferi flet edhe për transferimin nëë Zvicër. “Nga Rabotniçki  erdhi transferimi në radhët e Jang Bojsit. Në janar unë bëj plot 5 vite në atë klub. Fillimet nuk kanë qenë shumë të mira në atë klub, por më pas u ambientova edhe pse vija nga një dëmtim që shkoi afro dy vjet. Jam rikuperuar dhe besoj se kam shumë për të treguar…”

Shqipëria

Kur e pyet për Shqipërinë, Seferi thotë se e ndjen shumë fanellën kuqezi. “Jam shumë i lidhur me Kumanovën dhe Shqipërinë. E dua shumë fanellën kuqezi. Xhaxhai i babait tim është dëshmor kombi, ndërsa unë dua që të bëj më të mirën për fanellën. Ka qenë ai që na ka dhënë dashurinë për Shqipërinë dhe kombin tonë. Jam shumë i lidhur me Shqipërinë, Kumanovën dhe Kosovën.”

Telefonata kuqezi

Taulant Seferi tregon edhe se si e thirrën në Kombëtare dhe emocionet e mëdha që ka pasur në ato momente… “Sapo mbarova ndeshjen me Ksamaksin, unë isha duke ikur për në shtëpinë time. Isha gati duke fjetur gjumë. Më ka marrë në telefon Babamusta. Sapo ka  përfunduar atë bisedë në telefon isha i habitur, e njëkohësisht edhe shumë i emocionuar dhe i lumtur. Menjëherë pas dy minutave mora në telefon familjen time që gëzuan dhe u lumturuan shumë. Falënderoj edhe zotin që më ka bërë një ëndërr realitet. Ka qenë ëndërr që fëmijë dhe tashmë e kam bërë realitet”.

Ftesat e tjera

Seferi, ndër të tjera tregon se ka pasur edhe ftesa nga përfaqësuese të tjera. Madje, ai ka preferuar që të luajë për atdheun e tij. Ja si qëndron e vërteta sipas qendërsulmuesit nga Kumanova që luan në Zvicër. “Me thënë të drejtën kam luajtur dy ndeshje me kombëtaren e madhe të Maqedonisë ndonëse nuk kanë qenë në listën e FIFA-s. Madje kam luajtur edhe me të gjitha ekipet përfaqësuese të moshave të Maqedonisë. Kam pasur dëshirën time që fëmijë që të luaj për Shqipërinë. Edhe familja ime më ka ndihmuar shumë. Kam pasur ftesa nga Maqedonia është e vërtetë, por thirrjen e Shqipërisë do e kisha pritur edhe sikur të vononte dhe të vinte edhe disa vite më pas…Nuk e shihja dot veten me një kombëtare tjetër”.

Synimet

“Shokët dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Atmosfera është mjaft e mirë. Jemi një kombëtare me cilësi shumë të mëdha. Në qoftë se jemi kështu do të jemi shumë më solide në çdo ndeshje të radhës që ne do të luajmë. Ky grup premton shumë dhe po punohet me mjaft përkushtim nga të gjithë”.

Këshilla

“Unë shpresoj që të jem inspirim për lojtarët e rinj dhe të talentuar të zgjedhin Shqipërinë para Maqedonisë. Jemi shqiptarë dhe e kemi vendin këtu dhe nuk duhet që të përfaqësojmë kombëtaret e shteteve të tjera…”

E ardhmja

Seferi është duke kaluar një formë mjaft të mirë me skuadrën e tij në Zvicër dhe ai e thotë hapur se ka premisa edhe për më shumë. I pyetur se ku e sheh të ardhmen e tij, Taulant Seferi ka theksuar se: “Jam në huazim te Ksamaks, ndonëse kam rinovuar për 3 sezonet e ardhshme kontratën me Jang Bojsin. Dua që të shkoj sa më mirë në Ksamaks e të rikthehem te Jang Bojsi që të luaj pse jo edhe në Ligën e Kampionëve.”

Idhulli

Seferi flet edhe për idhullin kuqezi dhe lojtarit që dëshiron t’i ngjajë, qoftë nga ata që kanë qenë pjesë  kuqezinjve dhe tashmë kanë statusin e “ish-it”, ashtu edhe nga ata aktualët. “Kur kam qenë shumë i vogël më pëlqente shumë Igli Tare. Realisht kam pasur shumë emocione. Kurse në Euro 2016 na kanë bërë krenarë. Kam parë që gjithë Shqiptaria është bërë shumë e lumtur. Unë kam pasur shumë dëshirë që të jem pjesë e kësaj kombëtareje”.

Grupi

“Nuk është se i njoh të gjithë, kemi qenë në U-21 me Ramadanin, Salahin e njof pak edhe Lenjanin dhe nga pak djemtë e tjerë. Më e rëndësishmja është që më kanë pritur shumë mirë që në ditën e parë. U jam shumë mirënjohës. Mesazhi për tifozët shqiptarë është që të na mbështesin sa më shumë, sepse në një të ardhme jo shumë të largët do të ndihen shumë krenarë nga ne, sepse shumë shpejt do të jemi aty ku duan të gjithë kuqezinjtë”, – tha Seferi në fund të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsport.al/