Rrahmani thur elozhe për Kumbullën: E kam parë që në fillim talentin e tij, kualifikimin e kemi në dorë

Kosova arriti të marrë një fitore të rëndësishme kundër Malit të Zi në shtëpi ndërkohë që Amir Rrahmani arriti të shënonte një tjetër gol duke shkuar në kuotën e 5 të tillëve. Në një prononcim për “Supersport” ai u shpreh se kualifikimin e kanë vetë në dorë, teksa nuk i kurseu elozhet për Kumbullën.

“Bëmë një ndeshje të mirë pasi krijuam shumë por nuk shënuam gola. Më vjen mirë që nuk kemi pësuar sepse luajmë hapur dhe në sulm prandaj lëmë pak hapësira mbrapa.

Çekia dhe Anglia? Normalisht e kemi në dorë dhe asnjëherë një kualifikim për kombëtaret “e vogla” nuk është i lehtë. Kemi edhe dy finale dhe nëse marrim fitore në Çeki kemi shumë shanse.

Tifozeria? Kemi treguar se nuk ka probleme dhe kjo duhet lëvduar sepse kemi kulturë sportive.

Golat e shënuar dhe garë me Muriqin? Normalisht që kur një mbrojtës shënon është plus. Nuk është e lehtë por është shumë e vështirë sepse ka shumë njerëz po do të mundohem të shënoj. Jo vetëm për mua por edhe për sulmuesin.

Verona? Kumbulla është shumë i mirë dhe e kam parë në verë. Që aty iu kam thënë se do të jetë talent që do të arrijë shumë në futboll. E kam parë në miqësore dhe luan shumë edhe pse është i ri. E ka përparësi dhe po kombinohemi mirë e të vazhdojmë kështu. Shpresoj të gjej edhe golin tani”, tha Rrahmani. /VipSport.al/