Rikthime të rëndësishme titullarësh, Duro i bën llogaritë ndryshe me Skënderbeun

Skuadra Kukësit do të luajë përballë Skënderbeut, në një transfertë të vështirë në javën e tetë të Superiores. Verilindorët në këtë start sezoni kanë qenë larg pritshmërive, por duhet theksuar se në javët e para të këtij edicioni në Superiore i kanë ndjekur edhe dëmtimet e shumta të lojtarëve titullarë.

Por, duket se titullarët e dëmtuar janë duke u rikuperuar dhe bie në sy në seancën e sotme, stërvitja me pjesën tjetër të skuadrës së Valon Et’hemit, ashtu si dhe Gëzim Krasniqi që thuajse është thuajse i rikuperuar.

Vetëm Emiljano Musta nuk është gati në radhët e kuksianeve të cilët do të vuajnë mungesën e tij ndoshta edhe këtë javë, pasi ka bërë stërvitje i diferencuare dhe në këtë fillimjavë elbasanasi, ndërsa do të jetë gati edhe Obanor që ka zgjidhur problemet me dokumentacionin e tij.

Në një sfidë si kjo me Skënderbeun në Korçë, ku kuksianet duan pikët maksimale, trajneri Duro pritet që të ketë tërë skuadrën gati dhe synimi do të jetë marrja e pikëve të plota, ndonëse është një transfertë delikate.

E.S./Vipsport.al/