Rikthim i rëndësishëm për Dajën, mbrojtësi me eksperiencë është gati në ndeshjen e rëndësishme

Artim Pollozhani ka munduar javën e shkuar në sfidën që Skënderbeu luajti në fushën e vet me Luftëtarin, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Pollozhani ka qenë i pezulluar për shkak se kishte plotësuar numrin katërt të kartonave të verdhë.

Por, në ndeshjen me Kukësin, Artim Pollozhani, tashmë 37-vjeçar pritet që të jetë gati për trajnerin Ilir Daja dhe do të jetë ky i fundit, ai që do të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo në sfidën e radhës ndaj Kukësit.

Pollozhani erdhi në limitet e merkatos te korçarët, ndërsa trajneri daja duke pasur parasysh largimet e shumta e aktivizoi edhe këtë sezon në qendër të mbrojtjes nisur edhe nga eksperienca e madhe që ka strugani.

E.S./Vipsport.al/