Reportazh / Nga “Lasgushi”, te ditëlindja e konferenca me peripeci. Dita ndryshe e kuqezinjve në Stamboll

Përfaqësuesen shqiptare të futbollit e ndajnë më pak se 24 orë nga një takim shumë i rëndësishëm me historinë, një ndeshje me Turqinë e cila do të përcaktojë nëse do të mbetet gjallë ëndrra për kualifikimin në Europian, apo nëse duhet filluar të mendohet menjëherë për eliminatoret e ardhshme. Një sfidë jo si të gjithë të tjerat, në një ditë jo si të gjithë të tjerat që pa kuqezinjtë të udhëtonin drejt Stambollit, ku luhet ky takim.

Kuqezinjtë u nisen drejt Stambollit që në orët e para të mëngjesit, këtë herë jo me çarterat e zakonshëm por me “Lasgushin”, avionin e “Air Albania” në një atmosferë shumë pozitive e entuziaste. Dukej paksa e çuditshme, por edhe ekuipazhi turk i avionit nuk ngurroi të uronte për sukses futbollistët kuqezi në këtë udhëtim të tyre që zgjati thuajse sa një ndeshje futbolli.

Në avion nuk mungonte hareja e zakonshme me batutat mes lojtarëve, ndërsa presidenti Duka kërkoi me ngulm menjëherë të gjente se ku ishte ulur trajneri Reja dhe u pozicionua pranë tij, duke kaluar të gjithë udhëtimin të zhytur në diskutime me njëri-tjetrin.

Në aeroport, kuqezinjve iu rezervua një pritje e veçantë nga ambasadori shqiptar në Turqi, i cili i kishte rezervuar daljen në zonën VIP delegacionit kuqezi, që iu drejtua menjëherë hotelit. Pas udhëtimit të zakonshëm me autobus drejt qendrës së Stambollit , skuadra u akomodua në “Wyndham Marina Grand Hotel”, në afërsi të stadiumit ku do të luhet ndeshja, në një distancë që mund të përshkruhet thuajse për 10 minuta në këmbë.

Lojtarët shkuan në dhomat e tyre derisa erdhi ora e drekës, ku kishte vend edhe për një ceremoni të veçantë me tortën që nuk mund të mungonte për ditëlindjen e trajnerit Edi Reja, i cili festoi në grumbullim këtë 74-vjetor të tijin.

Pjesë e festës ishte edhe delegacioni kuqezi, ku të zakonshmëve Duka e Nuri, u bashkohej anëtari i KE, Fatbardh Jera, por edhe emra të tjerë të njohur si presidenti i Kukësit Safet Gjici apo edhe ai i Prishtinës Remzi Ejupi. Mungonte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili nuk mund të udhëtonte për arsye shëndetësore.

Pasdite, skuadra iu drejtua stadiumit, ku televizioni TRT i kishte bërë “pritë” trajnerit Reja, duke i bërë një intervistë të gjatë. Për fatin e keq të shumë gazetarëve turq, trafiku në qytet bëri që ata të mbërrinin vonë në stadium dhe humbën fjalët e teknikut, i cili foli praktikisht thuajse vetëm para gazetarëve shqiptarë në filimin e stërvitjes.

Në atë seancë stërvitore, edhe pse trajneri deklaroi se kishin probleme lojtarë të ndryshëm, të gjithë morën pjesë në stërvitje rregullisht. Por trajneri vendosi që të përziente kartat dhe bashkoi grupin e titullarëve me zëvendësuesit, duke lënë gjithçka të hapur deri ditën e nesërme, ku do të vendosë se kush do të jenë ata 11 që do të zbresin në fushë për të mbajtur gjallë  ëndrrën europiane të Shqipërisë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan