Reja: Po krijojmë një skuadër të vërtetë dhe me cilësi, më vjen keq për ata që nuk luajtën

Edi Reja u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes kundër Moldavisë, aty ku fituan 4-0. Ai u shpreh se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi. Për “Supersport” shtoi se edhe debutuesit bënë paraqitje të mirë.

“Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë.

Trashi? Ishte prezantim i mirë i tij por edhe si skuadër kemi luajtur. Ai ka luajtur mirë dhe golin e quaj punë kolektive. Kemi shfrytëzuar, ata gabuan dhe shënuam, me gol të portierit. Po krijojmë grup të fortë dhe me vlera brenda e jashtë fushës. Menaxhuam shumë mirë dhe kërkova përqendrim maksimal dhe shënuam 4 gola. Selahi dhe Kumbulla janë shumë të mirë pasi luajnë titullarë në Itali dhe Holandë, janë pjesë e rëndësishme për të ardhmen. Jam i kënaqur që debutuan por më vjen keq për ata që nuk luajtën.

Fitorja me më shumë gola? Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunoj. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet”, tha Reja. /VipSport.al/