Real Madrid operacion në fshehtësi për mesfushorin e Napolit, kërkon të anashkalojë italianët

Real Madrid nuk e ka fshehur prej merkatos së kaluar se është në kërkim të një mesfushori, pasi reparti ka nevojë për risi duke parë që Modriç, Kros apo edhe Isko kanë pësuar një rënie të rendimentit. Ëndrra e trajnerit Zidan është Pogba, megjithatë drejtuesit nuk janë fiksuar vetëm te francezi. Emri që po qarkullon më së shumti është ai i Fabian Ruiz, mesfushorit të Napolit.

Spanjolli është një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij, ndërsa Barcelona prek kohësh e monitoron nga afër. Presidenti i Napolit po përpiqet të rinovojë dhe në kontratën e tij të vendosë një klauzolë e cila i kalon 100 milionë euro. Në këtë pikë, madrilenët po bëjnë të pamundurën për t’i prishur punë Napolit.

Strategjia e ‘Los Blancos’ është të gjejnë akordin me futbollistin duke parakaluar Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër t’i mbushin mendjen Ruiz të mos rinovojë me Napolin. Apo në rastin më të keq, të pranojë rinovimin por me një klauzolë për t’u larguar jo më shumë se 100 milionë euro. Megjithatë, do të jetë e vështirë, pasi një president si De Laurentis që është i vetëdijshëm për ‘El Clasicon’ që po zhvillohet në merkato për Ruiz, do të kërkojë të fitojë maksimumin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/